Epiqendra e tregut të paligjshëm të marjuanës në Evropë është…Katalunja.
Policia Spanjolle pas një studimi të bërë në kohë arriti në këtë përfundim.
Epiqendra e tregut të paligjshëm të marjuanës në Evropë është…Katalunja.
Policia Spanjolle pas një studimi të bërë në kohë arriti në këtë përfundim.
Autoritetet vendase raportojnë që prej mëse një viti ka lulëzuar kultivimi i kanabisit në mjedise të mbyllura. Vetëm në vititn 2021, policia mbylli 662 plantacione në apartamente dhe u konfiskuan rreth 9 ton cannabis.
Zona ku lulëzon ky treg është Katalunja, ose pjesa verilindore e Spanjës. Policia bën të ditur se në përputhje edhe me laboratorët e gjetur kanë qënë edhe shpenzimet e larta të energjisë elektrike dhe lidhjet apo rregullimet e lidhjeve për të mundësuar pikërisht rritjen e bimëve.
Policia Spanjolle deklaroi gjatë aksionit të fundit para disa orësh se zgjerimi i kultivimit në banesa i kanabisit është rritur në mënyrë eksponenciale, duke e kthyer këtë rajon në epiqendren e kontinentit.
Pikërisht për këtë arsye po mendohet një bashkëpunim me policitë e vendeve të tjera për tw frenuar tregtinë e paligjshme.