Donaldi i dha fund me të pas daljes nga Big Brother? Beatrix reagon për herë të parë dhe jep mesazhin e fortë

2 Minuta Lexim

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, gjatë këtyre muajve të fundit ka qenë një emër shumë i komentuar në shtypin rozë e sidomos këto ditë pas mbarimit të Big Brother.

Kjo për pjesëmarrjen në Big Brother VIP, lojën brenda shtëpisë e po ashtu edhe për raportin e krijuar me aktorin Donald Veshaj, i cili momentalisht nuk dihet se ku qëndron.

Megjithëse është kritikuar shpesh, ajo kësaj radhe ka bërë disa postime tjera në InstaStory duke falënderuar fansat për përkrahjen. Ajo madje u ka dhënë një këshillë ndjekësve, që të dhurojnë sa më shumë dashuri te njerëzit e tyre.

“Jam shumë e prekur nga mesazhet e juaja rreth mbështetjes. Për mua do të thotë bota. Shpërndani dashurinë dhe ndajeni me të dashurit tuaj. Mund të mos jem në gjendje t’i përgjigjem çdo mesazhi, por ta dini se i kam parë”, ka thënë ajo.

“Mundohuni ta bëni botën një vend më të mirë. Çdo fjalë apo gjest i mirë do të thotë diçka për dikë. Bëhu arsyeja pse dikush buzëqesh”, vazhdoi më tej Ramosaj.

Në pikëpyetje mbetet raporti i saj me Donaldin, sa kohë që ky i fundit është parë vetëm në shoqërinë e miqve në orët që pasuan daljen e tij nga Big Brother.

Të dy ata munguan në në xhirimet e post Big Brother VIP, që do të transmetohen ditëve në vijim. Donaldi ka dalë i zhgënjyer nga rezultati e duket se ka hequr dorë dhe nga emisioni i tij që do të transmetohej në Top Channel.

Aktori i humorit mban ende në profilin e tij në Instagram, videot e puthjes me Borën brenda shtëpisë, si dhe momentin kur i dërgon asaj varësen, në datën e lidhjes së tyre.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull