Tre persona dyshohet se kanë gjetur vdekjen kur një aeroplan ushtarak u rrëzua në rajonin iranian të Tabrizit.
Sipas mediave të huaja, tre persona vdiqën në aksidentin që ndodhi pranë sallës së sportit dhe shkollës në Tabriz.
Konfirmimi ka ardhur edhe nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Mehr.
Megjithatë, deri më tani nuk ka më shumë detaje dhe as nuk dihet nëse bëhet fjalë për një aeroplan iranian.