Operacioni i koduar “Last Chance” ka vënë në pranga dy persona, të akuzuar për organizimin e lotarive.
Të arrestuarit janë A. A., 34 vjeç, dhe A. B., 50 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në dy lokale të ndryshme, konkretisht A. A., klient në një lokal në rrugën “Hamdi Cenoimeri” dhe A. B., klient në një lokal në rrugën “Llambi Bonata”.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.