61 mijë njerëz largohen nga Ukraina drejt Rusisë për shkak të luftimeve

1 Minuta Lexim

Ministri rus i Emergjencave, Alexander Chuprian, njoftoi në një konferencë për shtyp se numri i civilëve që kanë ikur në Rusi pasi janë larguar nga rajoni i Donbasit të Ukrainës ka arritur në 61,000.

Njerëzit mbërritën në rajonin e Rostovit pas evakuimit të urdhëruar të premten nga krerët e republikave të vetëshpallura pro-ruse të Luganskut dhe Donetskut.

DIttë e fundit në këto zona ka pasur luftime mes Ushtrisë së Ukrainës dhe separatistëve pro-ruse, ku nuk kanë munguar edhe viktimat.

Ndërkohë mëngjesin e kësaj të henë në afërsi të aeroportit të Donjeckut është dëgjuar edhe një shperthim shumë i fortë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull