Një pjesë e madhe e biznesmenëve që merren me tendera thonë se Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) është ndër institucionet e pakta në Shqipëri ku bëhet garë në prokurime. Tek këto institucionet e tjera të mëdha prokuruese gara ka kohë që është zhdukur…
Nga Klodian TOMORRI –
…Tenderat ndahen njësoj sic ndajnë pushtuesit plackën e luftës. Këtë tenderin e ke ti, atë tjetrin ai. Ti ketu mos u fut se eshte caktuar per filanin etj etj.
Tani dora në zjarr këtu nuk vihet për asgjë. Ndoshta dhe tek Fondi vidhet ndonjë gjë se para e madhe. Por më bënte përshtypje dicka. Asnjë nga keta mjeshtrat e tenderave nuk e donte Dritan Agollin se me sa duket nuk bënin dot pazare lehtë me të. Ndaj edhe pse nuk e njoh fare Agollin, për shkak të kesaj kisha krijuar një respekt në distancë.
Kur doli ai lajmi i tenderit të menuse se 100 fshatrave u çudita. Ra dhe kalaja e fundit- mendova. Por prapë nuk arrija të kuptoja se si ka mundësi, dikush që nuk është thyer para presionit të këtyre peshkaqenve të tenderave të bëjë një gafe kaq të madhe? Nejse SPAK-ku nisi hetimet. Nuk e di si vajti puna e atij tenderit, por thonë se nga hetimet kanë dalë perla. Jo për tenderin. Por për botën e mediave.