Sulmi Putin ndaj Ukrainës/ Lituania shpall gjendjen e jashtëzakonëshme

1 Minuta Lexim

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve “Reuters” mësohet se sulmi i mëngjesit të sotëm ndaj Ukrainës, i urdhëruar nga kreu u shtetit rus Vladimir Putin, ka detyruar presidenti e Lituanisë,Gitanas Nausėda ,të shpall gjendjen e jashtëzakonshme.

Ndërkohë  që tha se ka në plan të dërgojë ushtrinë për të mbrojtur kufijtë e Republikës që drejton në përgjigje ndaj: “shqetësimeve dhe provokimeve të mundshme për shkak të forcave të mëdha ushtarake të grumbulluara në Rusi dhe Bjellorusi”, sikurse artikuloi.

Ndërkohë Kaja Kallas, kryeministrja e Estonisë, e cila kufizohet me Rusinë, i tha BBC News: “Ne do ta ndihmojmë Ukrainën me të gjitha mjetet që mundemi”, duke përfshirë mbështetjen politike dhe duke dërguar armë./ Arberia News.net

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull