Përplasja midis Rusisë dhe Ukraninës tashmë është një realitet i prekshëm. E prononcuar lidhur me konfliktin e porsahapur Kaja Kallas, kryeministrja e Estonisë, i tha BBC News “ne do ta ndihmojmë Ukrainën me të gjitha mjetet që mundemi”, duke përfshirë mbështetjen politike dhe duke dërguar armë.
Kallas thotë se “duhet të bëjmë gjithçka në nivel BE dhe NATO që ky agresion të mos zgjerohet”.
Ajo ka këshilluar estonezët të qëndrojnë të qetë dhe thotë se aktualisht nuk ka asnjë kërcënim në kufijtë e Estonisë.