Sulmuesi i Polonisë, Robert Lewandowski, ka reaguar në lidhje me vendimin e shoqatës polake të futbollit për të refuzuar ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës kundër Rusisë muajin e ardhshëm. Presidenti i FA të Polonisë shkruajti në Twitter:
“Në dritën e përshkallëzimit të agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës, kombëtarja polake nuk do të luajë një ndeshje kundër Republikës Ruse”.
Cezary Kulesza tha se shoqata ishte në bisedime me homologët e saj suedez dhe çekë në lidhje me ndeshjet e play-off-it të vendosura në mars për të fituar një vend për Kupën e Botës. Lewandowski, i cili luan për Bayern Munich, shkroi në Twitter se tifozët nuk ishin përgjegjës për luftën, por “ne nuk mund të pretendojmë se asgjë nuk po ndodh”.