Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka njoftuar vendimin për shpalljene shtet-trrethimit të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.
Më anë të një postimi në rrjete sociale, Klitschki ka thënë se orari i shtetrrethimit është nga 22:00 deri në orën 7 të mëngjesit me orën lokale të vendi
Masa, e cila hyn në fuqi nga sot, zëvendëson shtetrrethimin e mëparshëm nga ora 22:00 deri në orën 07:00.
Më tej Klitschko ka paralajmëruar se të gjithë civilët në rrugë gjatë orës policore do të konsiderohen anëtarë të grupeve të sabotimit dhe zbulimit të armikut.
“Transporti publik nuk do të funksionojë gjatë shtetrrethimit. Në të njëjtën kohë, stacionet e metrosë do të jenë të disponueshme si strehimore 24/7 .Ne i kërkojmë të gjithë banorëve të Kievit që të kthehen në shtëpi në kohë. Nëse keni nevojë të lëvizni nëpër qytet gjatë shtetrrethimit, duhet të keni dokumente identifikimi me vete”, ka njoftuar Klitsco