Ministri i Jashtëm i BE-së Josep Borell i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të furnizojë me armë dhe karburant Ukrainën.
Ai gjithashtu ka theksoi se Këshilli i BE-së do të mblidhet sot në një takim të jashtëzakonshme në kuadër të sulmeve ruse në Kiev.
“Unë do t’u sugjeroj ministrave që të përdorin Fondin Evropian të Paqes për dy masa urgjente. Qëllimi i tyre është të financojnë furnizimin me materiale vdekjeprurëse për ushtrinë heroike ukrainase, e cila kundërshton ashpër pushtuesit rusë, dhe të ofrojnë furnizime të nevojshme urgjentisht, siç është karburanti”, tha Borell.