Thirrja e avokatit: Të rregjistrohemi vullnetarë në luftën kundër “Hitlerit” Vladimir Putin!

2 Minuta Lexim
Vlerësoj se shqiptarët, kudo që ndodhen në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi, në Serbi, në Greqi, në Turqi dhe në të gjitha vendet e botës, duhet t’i përgjigjemi thirrjes së Presidentit të Ukrainës për të dalë vullnetarë në mbrojtjen e lirisë dhe pavarësisë së Ukrainës, kundër pushtimit fashist të Rusisë.
Vladimir Putini dhe Rusia fashiste kanë nisur Luftën e Tretë Botërore. Për t’a ndalur këtë bishë fashiste pushtuese, e cila po dhe do t’i sjellë njerëzimit miliona viktima të pafajshëm, të bëjmë detyrën tonë si qytetarë të lirë, si antifashistë, si mbrojtës të lirisë, pavarësisë, sovranitetit, humanizmit njerëzor dhe qytetërimit botëror, duke shkuar vullnetarë për të luftuar përkrahë vëllezërve tanë të Ukrainës.
Dikur kështu dolën vullnetarë në Luftën e Spanjës të parët tanë, masivisht duhet të veprojmë sot ne shqiptarët, sepse kjo është “dasëm për derë”!
Si intelektual, si qytetar i lirë, si prind, si mbrojtës i lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të popujve për vetëvendosje dhe jetesë të lirë në vatanin e vet, u bëjë thirrje posaçërisht:
Të gjithë ish ushtarakëve dhe forcave të tjera të përgatitura në shkollat ushtarake të vendit apo që kanë kryer shërbimin ushtarakë, u bëjë thirrje shoqatave të ushtarakëve dhe të policisë, të shkojmë pranë ambasadave të Republikës së Ukrainës kudo që ndodhen në botë dhe të marrim informacionin e duhur për të realizuar vullnetarizmin tonë përkrahë popullit heroik, liridashës dhe paqedashës të Ukrainës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull