Rusia ka rreth 630 miliardë dollarë (470 miliardë £) rezerva, një rezervë kursimesh e krijuar nga rritja e çmimeve të naftës dhe gazit. Por për shkak se shumë nga këto para ruhen në valuta të huaja si dollari, euro dhe paund si dhe ari, një ndalim perëndimor për marrëdhëniet me bankën qendrore të Rusisë e kufizon Moskën nga aksesi në para. Në vazhdën e sanksioneve të shpallura të hënën, vlera e monedhës ruse, rubla, ra deri në 40% kundrejt dollarit amerikan, raporton BBC.