Tajvani i bashkohet sanksioneve për Rusinë, bllokon edhe eksportet e çipave

1 Minuta Lexim

Tajvani do t’i bashkohet masave për të bllokuar disa banka ruse nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SWIFT, duke qendruar kështu në një linjë me vendet perëndimore, u tha gazetarëve të martën Kryeministri Su Tseng-chang.

“Tajvani e ka dënuar Rusinë për pushtimin e saj në bashkëpunim me partnerët tanë demokratikë globalë…ne do të bashkëpunojmë për vendimet e marra kundër bankave ruse njëkohësisht,” tha Su, përpara një sesioni parlamentar.

Për më tepër, Tajvani do të “shqyrtojë” produktet e eksportuara në Rusi në përputhje me Marrëveshjen Wassenaar – e cila rregullon kontrollet e eksportit për armët dhe mallrat dhe teknologjitë me përdorim të dyfishtë, u tha ligjvënësve ministri i çështjeve ekonomike Wang Mei-hua.

Eksportet e tilla nuk do të lejohen “nëse nuk ka arsye legjitime,” tha ai.

wang pranoi se tregtia e Tajvanit me Rusinë është minimale, por tha se prodhuesit kryesorë tajvanezë të çipave janë zotuar të gjithë të jenë në përputhje me politikat e qeverisë dhe rregulloret përkatëse. “Ne do të shpallim masa specifike në kohën e duhur,” tha ajo.

Tajvani përbën më shumë se gjysmën e prodhimit botëror të çipave gjysmëpërçues.

Tajvani dërgoi po ashtu 27 tonë furnizime mjekësore në Ukrainë të hënën.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull