Moti i keq, me reshje të dendura dëbore e erë të fortë, ka përfshirë vendin.
Në veri dhe juglindje dëbora ka arritur në disa centimetra trashësi. Për pasojë, aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë është bërë i pakalueshëm për mjetet.
Për këtë arsye Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve që të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz, deri në pastrimin e bypass.
Policia Rrugore ka shtuar prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, dhe apelon për kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit.