Nga Gazmend KAPLLANI * –
Ne me pak se nje jave duket se ka kaluar nje shekull histori. Kete radhe ne Shqiptaret dhe qeveria qe na perfaqeson jemi ne anen e duhur te historisë, pas nje izolimi barbar dhe aleancave me tiranite qe na u imponua ne 1945. Por kemi shumë punë per te bere qe te ndertojmë nje te ardhme me te mire.
Betejat me te veshtira, sidoqofte, jane ngahere ato me veten. Putini eshte idhulli i cdo mafiozi dhe kleptokrati te dhunshem dhe te plotfuqishem kudo ne bote. Humbja e regjimit te tij do ndikoje ne menyren se si i shohim shoqerite tona edhe ne kete prizem. Prandaj e konsideroj shume te rendesishme dogmen e re te SHBA-se ne politiken e jashtme e cila i jep perparesi jetike luftes kunder mafies dhe korrupsionit, duke e lidhur ate ngushte me luften kunder autoritarizmit dhe tiranive hibride si ajo e Putinit, nje shartim i Stalinit me krye-mafiozin.
Shpresoj qe edhe BE-ja e cila keto dite te rezistences heroike Ukrainase kunder Putinit po evolon ne Shtetet e Bashkuara te Europes te adoptoj te njejten filozofi dhe strategji. Kjo eshte nje beteje e demokracive bashkohore kunder tiranive hibride, stalinisto-mafioze. Shteti bashkohor i te Drejtes, lufta kunder mafies qe na grabit cdo dite tokat, pronat, jetet, te ardhmen, mbeten prioritetet tona dhe beteja jone me e veshtire, ne kete qoshe te vogel te Europes.
Por kete radhe te pakten do mund te luftojme nga nje pozite shume me e mire, si aleate te botes se lire dhe pjesetare te familjes europiane.
* Profesor në “DePaul University”, Chicago, Illinois,SHBA.