Vezët janë shumë të rëndësishme për shëndetin dhe gjejnë përdorim të gjerë në kuzhinë. Shpesh na mundon pyetja nëse janë të freskëta apo jo. Megjithatë, për të dalluar këtë gjë ka disa mënyra të thjeshta. Një ndër truket më të besueshme është ta fusni vezën në një gotë me ujë.