Sulmi rus ndaj Ukrainës/ Ministrja gjermane: “Nevojë urgjente për një Komision Hetimor”

2 Minuta Lexim

Raketat tokë-ajër “Strela”, të cilat dikur i përkisnin arsenalit të vjetër të Ushtrisë Popullore Kombëtare të Gjermanisë Lindore të kontrolluar nga sovjetikët, janë miratuar për eksport nga ministria ekonomike e Gjermanisë, por ende presin miratimin zyrtar Këshilli Federal i Sigurisë. Raketat “Strela”, edhe pse të vjetra konsiderohen vdekjeprurëse ndaj helikopterëve dhe avionëve që fluturojnë ulët.

Planifikimi për të dërgojë 2700 raketa të tjera kundërajrore në Ukrainë është raportuar dhe nga media e njohur angleze The Guardian, sipas të cilës Berlini zyrtar ka ndryshuar politikën e vet ushtarake, pasi në të kaluarën ka kufizuar eksportin e armëve të saj në konlifkte.

Raketat kundërajrore vijnë pas dërgimit të  një mijë armëve antitank dhe pesëqind raketave “Stinger” që qeveria gjermane i dërgoi në Ukrainë javën e shkuar.

Përveç kësaj, qeveria e kancelarit Olaf Scholz ka ndezur dritën jeshile për dërgimin e armëve nga Holanda dhe Estonia që dikur i përkisnin Gjermanisë Lindor, shkruan Express.

Ndërkohë, Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock bëri thirrje të enjten për një hetim urgjent për atë që ajo e quajti shkelje të të drejtave të njeriut të kryera nga Rusia gjatë pushtimit të saj në Ukrainë.

“Ne duhet t’i kundërvihemi këtij sulmi. Të drejtat e njeriut janë universale”, tha Baerbock në një video-mesazh drejtuar Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Baerbock shtoi se “ne kemi nevojë urgjente për një Komision Hetimor për Ukrainën për të hetuar të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut që janë kryer nga Rusia që nga agresioni i saj ushtarak. Ne duhet të qëndrojmë të fortë në llogaridhënie.”

Gjermania ka bërë ndryshime thelbësore në vendimet ushtsrake dhe buxhetin për ushtrinë javën e fundit duke hequr dorë nga politika e 80 viteve të fundit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull