Rritet numri i të vdekurve nga sulmet ajrore ruse në qytetin Chernihiv, ja bilanci…

1 Minuta Lexim

Rritet numri i të vdekurve nga sulmet ajrore ruse në qytetin ukrainas, Chernihiv.

47 persona u vranë në sulmet ajrore ruse në një lagje banimi të qytetit Chernihiv, thanë autoritetet rajonale. Puna e shpëtimit duhej të pezullohej të enjten për shkak të granatimeve të forta, sipas shërbimeve lokale të emergjencës.

Gjithsej 148 persona, kryesisht civilë, kanë vdekur që nga fillimi i armiqësive në rajon, shtojnë autoritetet lokale. Qyteti me 300,000 banorë ndodhet në veri të vendit, afër kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull