Grackat e letërsisë eseistike të Fate Velaj’t

7 Minuta Lexim

Nga Engjëll SERJANI-

Autori vlonjat Fate Velaj, sa i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë sillet dhe duket në jetë, aq i vështirë është për të bërë analizën e krijimtarisë së tij artistike. Kam përfunduar së fundi librin “ITAKA” dhe mendova të parashtroj disa mendime personale rreth krijimtarisë artistike dhe botimeve të këtij autori të cilit i kam lexuar dy romanet e tjera, romane që së bashku atij i përqen ti quaj triologji.

Romanet e trilogjisē së tij, “Kreuztanne”, “Nilkon” e “Itaka”  sipas studiuesve dhe lexuesve përbëjnë një fenomen domethënës dhe krejt origjinal për letërsinë shqipe. Gjithsesi, letërsia e tij po zgjon interesin jo vetëm të shqipfolësve, por edhe të lexuesve në disa prej metropoleve europiane. Ndoshta, apo pikërisht për këtë orgjinalitet, krijimtaria e Fates është e përkthyer në mbi dhjetë gjuhë të huaja.

Krijimtaria artistike e Fates, në një kuptim më të gjerë, ka brënda saj një grackë. Ti si lexues futesh në shkrimtarinë e tij dhe befas të fanepsen pikturat, ti shijon pikturën dhe të fanepset fotografitë, ti mendon se ai është në Vjenë, befas të shfaqet në Kaninë në Vlorës. Prandaj, mendoj së krijimtaria e tij duhet parë si siç është vetë Fatja, si një e tërë dhe në lëvizje të përhershme.

Pas përfundimit të ITAKA, unë do të preferoja të sjell këtu shkurt disa karakteristika të përgjithëshme të krijimtarisë artistike të tij. Jo vetëm se unë e njoh personalisht këtë “Odise” të vërtëtë, por të jem i sinqertë, vetë titulli i librit flet për një letërsi eseiste me subjekt udhëtimesh, si një libër që është në vijim të krijimtarisë së mëparshme artistike shumëplanshe të tij, si një libër që lidh vendet, fatet dhe episodet në një hapësirë dhe kohë të caktuar.

Krijimtaria artistike e Fates është një Itakë, një udhëtim i gjatë dhe i habitshëm me disa stacione: shkrimtar eseist, fotograf i fabulës dhe imazhit, piktor abstraksionist dhe i ngjyrave të forta, gazetar reportazhesh që gjallojnë me frymëmarje jete.

Spikat në këtë krijimtari të larmishme elementi biografik dhe aventura prej maradhonomaku e një emigranti shqiptar, që ndonse rezidencial është gjithmon në Vjenë, dikur kryeqyteti i një perandorie, por ai udhëton vazhdimisht gjithandej pa ndjerë lodhje, jo vetëm përmes vështirësish pafund të emigrimit, por edhe në botën e madhe të ëndrrave danubjane, joniane, mesdhetare, nëpër hapësirat pa fund, nga Oksidenti, në Orjent.

Portat e rënda perandorake të Vjenës nuk hapen aq lehtë për hyrë suksesi i një emigranti, pa dhënë prova e dëshmi të fuqishme për vlerat e talentit, pa meritë, pa sjellë vlera të orgjinalitetit krijues. Prova që vetë Fatja i tejkaloi me sukses, me vullnetit, besimin, shpirtin krijues dhe me optimizmin e spikatur që e karakterizon.

Një karakteristikë tjetër e krijimtarisë së Fates është lëvizja, hapësira dhe koha. Fatet e njerzve ai i vendos në kohë. Fatja në krijimtarinë e tij, gjuan e luan, jo vetëm me fatet e njerzve, por edhe më fatet e botës së madhe. Niset për në Egjipt dhe kthen në vëmëndje të lexusit të tij në 11 shtatorin e Kullave Binjake. Ky është një udhëtim në kohë.

Krijimtaria e Fates është një kërkim i vazhdueshëm, i pandalshëm. për të rigjetur veten dhe shpirtin e tij marathonomak, përmes fjalëve, ngjyrave, imazheve në lëvizje. Ringjallje që ai e kërkon vazhdimisht nëpërmjet artit. Vështirë të përcaktosh tek Fatja se cili nga artet që lëvron, ndikon më fort në krijimtarinë e tij të shumëllojshme. Sepse në shkrimet e tij ka një naracion befasues, si shkrepje e blicit fotografik, sjell fotografi që të bëjnë të mendosh sa në një roman, ndërkohë që brenda një pikture, me kombinime marramendse ngjyrash të forta, të vërtit në gjithë botët konkrete dhe abstrakte.

Në krijimtarinë e Fates shquhet lehtë larmia dhe vazhdimësia. Lidhja midis pjesëve dallohet më lehtë tek triologjia e librave KREUZTANE – NILKON – ITAKA. Përshkrime, ngjarje, portrete njerëzish, histori të vjetra e të reja, kultura të ndryshme, diplomaci kulturore, vende, etnografi, ngjyra, episode të njohura e të panjohura, peizazhe, evente, informacion kulturor enciklopedik për ngjarje, zakone, antropologji dhe natyrisht edhe natyrisht shoqëruar me linja të holla humori. Po, humori është cilësi dhe veçanësi, jo vetëm në shkrimet e Fate Velajt, por edhe në pikturën dhe fotografin e tij. Kujtoj historitë me 2 qen e 2 mace në një familje aristokratike.

Në fillim e cilësova artistin Fate edhe si “gazetar reportazhesh që gjallojnë me frymëmarje jete”. Reportazhin e kam lëvruar edhe vetë dhe jam shumë i vendosur për këtë cilësim. Në triologjinë e sipërpërmendur të librave të tij, gjen me shumicë elementet reportazhi. Nëse Fatja do të kishte zgjedhur gazetarinë, nuk do t’u ngjante aspak atyre gazetarëve “të kazanit”, që e ngjyenë penen në mellan te zi, brenda unazes së Tiranës. Jam tepër i sigurt që do të ishte një gazetar klasi, sepse krijimtaria e shkruar dhe e botuar e tij dëshmon qartë për një vëzhgues të mprehtë të realitetit, për një zbulues dhe përshkues të detajit, për një njohës të jetës dhe identitetit njerëzor dhe kulturor. Kur njeriu udhëton shumë si Fatja, ka se ç’të tregojë. Duke e mbyllur këtë fjalë me disa mendime thellësisht miqësore, i uroj Fates një krijimtari sa më të begatë në vazhdim.

Gjirokastër mars 2022

 

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull