“Humbi ndaj demokratëve të Berishës”/ Si i përgjigjet Basha gazetarëve

1 Minuta Lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje për mediat foli për humbjen e zgjedhjeve ditën e sotme.

Gazetarët i konstatuan se ai ka humbur edhe ndaj demokratëve të Berishës, ndërsa Basha u justifikua me faktin se zgjedhjet ishin anomali.

“Të gjitha konstatimet që bëni sot janë e drejta jua, faktet janë këto që 30% e shqiptarëve kanë marrë pjesë në votime. Administrata ka marrë pjesë në votime.

Bandat janë përfshirë po ashtu. Po të gjitha këto zbehen para numrit të ulët të shqiptarëve që votuan, sepse shqiptarët e kanë kuptuar.

Megjithatë unë jam i vendosur që PD ta kthejë këtë situatë. 30% flet qartë, 70% i kanë braktisur. 30% është administrata e Shkodrës, ku janë qytetarët? Nuk ka besim te sistemi zgjedhor. Kërkohet reformë zgjedhore,” tha Basha.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull