Nga Ismail XHAFERI/ Elegji per Lulëzim Bashen

2 Minuta Lexim
Zhvillimi më i fundit i situatës brenda Partisë Demokratike, i ardhur pas humbjes së thellë (me asnjë bashki të fituar dhe e renditur i fundit ndër tre forcat politike garuese), si dhe fjala justifikuese e kryetarit të kësaj partie, Lulzim Basha, për këtë humbje të gjashtë rradhazi, ka nxitur frymëzimin e poetit të mirënjohur Ismail Xhaferi, i cili i ka kushtuar kësaj ngjarjeje poezinë e mëposhtme.
Elegji per Lulezim Bashen
Te zgjodhi partia,
Ta prije ne balle,
Po ti vetem humbje,
Njeh o trim i ralle.
Se pas çdo deshtimi,
Prap rri ne llogore,
Dhe te gjitha humbjet,
I quan fitore.
Nuk ekziston me,
Opozite mavria,
Nga humbjet e tua,
Humbet Shqiperia.
Humbet Shqiperia,
Humbet per cdo dite,
S’ka demokraci,
Kur s’ka opozite.
Prandaj tek PD,
Ti je thjesht nje mbetje,
Tani dhe Nard Ndoka,
Ka me shume mbeshtetje.
Mbete thjesht deshtak,
More Luli trimi,
Pa elektorat,
S’ka ç,te ben as Kimi.
Se dhe bashke me Kimin,
S’i ndez dot motoret,
Se votojne njerzit,
Jo ambasadoret.
Ti ne politike,
Je gjithmone tek ana,
Si vella te vogel,
Te ka Edi Rama.
Te ka Edi Rama,
Nje mik te vertete,
Ti ne opozite,
Ai ne pushtet.
Ti gjithmon premton,
Se do te besh namin,
Ke te qaj me pare,
Ty apo Salanjin?!
Vite ne pushtet,
S’e hodhe dot Lanen,
Ke te qaj me pare,
Ty a Jemin Gjanen?!
Ke te qaj me pare,
Ti vendos kapakun,
Te qaj Grida Dumen,
A te qaj Tabakun?!
Ece keto vite,
Vetem ne gremine,
Ti pa opozite
e le Shqiperine.
Dhe ne çdo beteje,
Se hodhe dot gardhin,
Ke te qaj me pare,
Ty apo Gaz Bardhin?!
Opozite e vendit,
Vazhdimisht po zhduket,
Ti atje ne krye,
Vetem kreh baluket.
Me ty opozita,
Asnjehere s’u shkund,
Te zgjodhi partia,
Ta coje ne fund.
Mars 2022

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull