E rëndë/ Ushtria ruse qëllon me raketë një shtëpi Kharkiv, mes katër viktimave janë dhe dy fëmijë

1 Minuta Lexim

Katër persona thuhet se u vranë – nga të cilët dy fëmijë – pasi një shtëpi pranë qytetit të Kharkiv u granatua gjatë natës nga forcat ruse, thanë Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës (SES). Sulmi ka ndodhur në fshatin Slobozhanske, në juglindje të Ukrainës.

SES shtoi se një vajzë pesëvjeçare e plagosur është dërguar me urgjencë në spital për trajtim. Ekipet e shpëtimit pritet të vazhdojnë operacionet e kërkimit sot për të nxjerrë trupat nga rrënojat. Një qendër tregtare u dogj gjithashtu nga bombardimet në zemër të Kharkiv – megjithatë nuk është raportuar për viktima.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull