Ministri rus për Kosovën: Pse shqiptarët e shpallën Pavarësinë, kurse Krimea jo?!

1 Minuta Lexim

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov dhe ai ukrainas Dmytro Kuleba, janë takuar sot në Turqi për të biseduar për luftën në Ukrainë, shkruan neësbomb.al. Kuleba doli i zhgënjyer pasi tha se nuk ishte bërë asnjë arritje, ndërsa ministri rus foli më gjatë për shkak dhe të interesit të lartë të mediave ndërkombëtare.

Ai u përgigj për disa çështje dhe në një rast “shënjestroi” Perëndimin duke përmendur Kosovën. Lavrov u shpreh se Perëndimi lejoi Kosovën të shpallte Pavarësinë por nuk do që Krimea të bëjë të njëjtën gjë. “Përse duhet shqiptarët të lejohen që ta bëjnë këtë gjë dhe qytetarët e Krimesë mos ta bëjmë këtë? Shqiptarët u lejuan, u nxitën, u promovuan”, tha ministri rus ndër të tjera.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull