Balluku: Rafineritë e naftës, shoqëritë e tregtimit duhet të kenë këtë sasi rezervë (Ja gjoba në rast të kundërt)

3 Minuta Lexim

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku në takimin e sotëm me furnizuesit e naftës ka paralajmëruar se do të ketë gjobë për të gjithë ata që nuk deklarojnë sasinë rezervë të naftës sipas ligjit.

Ajo tha se inspektimi do nisë që nesër dhe secili furnitor do të kontrollohet, duke theksuar se gjoba do jetë deri në 50% të vlerës së sasisë produktit që mungon nga kuota.

Balluku deklaroi ndër të tjera se në bazë të VKM-së posaçme për raste krize kur çmimet shkojnë përtej normales, shoqëritë e tregtimit dhe rafineritë e naftës duhet të kenë sasinë rezervë duke u bazuar dhe në shitjet e kryera të vitit pararendës.

Deklarata e plotë:

Balluku: Sot do diskutojmë mbi rezervat e sigurisë që bazohen në VKM e 2004. Ajo e shpjegon momentin e krizës dhe nuk bëhet fjalë kur ka mungesë produkti por edhe kur rriten çmimet përtej normales.

Prandaj duhet të flasim qartë se çfarë kërkon qeveria nga ju. Rezervat faktike dalin përmes konsumit të shitjes që ju keni bërë në vitin pararendës.

Ne i kemi të gjitha të dhënat, situata është e jashtzakonshme. Rafineritë e naftës duhet të mbajnë rezerva sigurie, nafta bruto, benzina automjetesh, ato të fluturimit ajror, lëndë djegëse. Shoqëritë e tregtimit te naftës po ashtu duhet të kenë rezerva 90 ditë.

Sasia e rezervës së energjisë për vitin pasardhës përcaktohet në 3mujorin e fundit të vitit. Do të nisë një kontroll në terren për të parë gjendjen faktike të depozitave të naftës, që nesër!

Edhe për transparencë do të ishte e udhës që edhe me shkrim të dorëzoni sasinë e rezervës pr tu koordinuar me sasinë që ne duhet të ruajmë, bazuar në sasinë e naftës së shitur në 2021.

Rafineritë e naftës, rezervën deri në 50% mund ta mbajë bruto. Shoqëria e tregtimit me shumicë e mban në rezervuaret e saj në bazë të një kontrate, brenda një afati të përcaktuar kohor.

Në bazë të ligjit nëse nuk plotësohet, 50% të vlerës së që mungon do jetë gjobë. Do të jeni të detyruar që të shihni kontratat e eksporteve nga malli që importoni dhe rishisni. Sanksionet nuk do të jenë vetëm financiare por edhe detyrim shërbimi. KESH sot ka detyrim shërbimi për të mbuluar sasitë që i duhen tregut. Na duhen edhe kur kemi problematika me çmimin dhe me volumin. Gjithçka është marrë në mënyrë transparente dhe kolegjiale.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull