Sindikata e taksistës ka dalë sot në protestë, pas rritjes së çmimit të naftës.
Të vendosur para Kryeministrisë, taksistët u shprehën se rritja e çmimit të naftës i ka detyruar të rrisin koston për qytetarët, ndërsa kanë shpalsour tre kërkesat drejtuar qeverisë.
“Të respektojmë rregullat dhe ligjet që qëllimi jonë të arrihet deri në fund. Pika e parë është ngritja e karburanteve. Kemi kërkuar dhe kërkojmë duke qenë se në kohën e pandemisë ne na dhanë 26 mijë lekë për tre muaj. Ne po shërbejmë 24 orë në 24. Nafta është më e shtrenjtë. Ne detyrohemi të ngremë çmimet. Ne që në vitin 2009 ne nuk kemi ngritur çmimet. Pika e dytë është anulimi i udhëzimit të vitit të vitit 2009 ku thuhet se liberalizimi i licencës taxi 4+1. Kushdo mund të blejë makinë dhe të punojë taksi. Në Tiranë ka mbi 2000 taksi. Nuk ka punë. Ka rënë puna për të gjithë taksitë. Plus trafiku që është shumë i rënduar. E treta është heqja e pikës 11 për taksitë. Na kërkohen rezervim sikur ne jemi autobusë. Ne mund ta dërgojmë një në Durrës dhe të kthehemi bosh. Ne kemi hasur vështirësi me policinë edhe kur jemi me familjet tona.”