Kryenin mashtrime financiare përmes “Call Center”, pranga 36-vjeçarit, nën hetim 3 të tjerë

1 Minuta Lexim

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryente mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center.

Ndërkohë, janë proceduar në gjendje të lirë tre persona të tjerë.

“Në vijim të operacionit policor të koduar Call me, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Call me 2”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit L. K., 36 vjeç, banues në Durrës”, sqarohet në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull