Kina ngre alarmin/ Lufta kryefjalë, por Covid-19 është ende në qarkullim

1 Minuta Lexim

Teksa lufta në Ukrainë është bërë kryefjala e momentit, COVID-19 duket se po “zgjohet” sërish.

Kina raportoi më shumë se 1,500 infeksione të reja lokale me COVID-19 të shtunën, vlera më e lartë  që nga shpërthimi fillestar mbarëkombëtar në fillim të vitit 2020, pasi varianti Omicron i shtyu qytetet në të gjithë vendin të shtrëngojnë më tej masat.

588 rastet ditore të Kinës ishin shumë më pak se ato të shumë vendeve të tjera, por numri në rritje mund të komplikojë ambicien e “pastrimit dinamik” të Pekinit për të parandaluar rritjen e infektimeve sa më shpejt të jetë e mundur.

Disa qytete kanë marrë masa të tilla si anulimi i eventeve në grup, fillimi i raundeve të testimit masiv dhe shkurtimi i orëve ballë për ballë në shkolla.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull