Gazeta spanjolle “Marca” ka zbuluar se ylli francez i PSG, Kylian Mbappe do të firmosë brenda javës kontratën e re me Realin e Madridit.
‘Telenovela Mbappé’ është gati të mbyllet, shkruan Marca. Nëse gjithçka shkon sipas planit nga të dyja palët, nënshkrimi i marrëveshjes zyrtare që do të lidhë futbollistin francez me madrilenët do të vuloset në mesin e javës së ardhshme.
Do të jetë kurorëzimi i një nënshkrimi që është bërë objektivi kryesor dhe prioritar për synimet kryesore nga Florentino Pérez. Pas ofensivës së fuqishme, por të pasuksesshme verën e kaluar, me paraqitjen e disa ofertave të frikshme nga Madridi për të marrë shërbimet e ‘7’ të PSG-së tashmë këtë sezon, të gjitha të injoruara nga Nasser Al Khelaifi, presidenti i klubit parizian, kontrata e re e futbollistit më në fund do të bëhet realitet.
Mbappé do të marrë një bonus nënshkrimi që mund të jetë rreth 60 ose 80 milionë euro dhe paga e tij do të jetë rreth 25 milionë neto në sezon. Ai do të shkojë me parametra zero në klubin madrilen, i cili së fundmi eliminoi PSG në betejën e eliminatoreve për Champions League.