Qytetarët kanë nisur protestën e paralajmëruar në Tiranë, teksa kanë nisur marshimi drejt Kryeministrisë.
Me një banderolë gjigande ku shkruhet “Boll na vodhët” ka nisur marshimi drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pasi protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej”
Kjo është protesta e 4 kombëtare, teksa pritet që qytetarë nga i gjithë vendi të marrin pjesë. Prej të mërkurës qytetarët kanë dalë në protesta për rritjen e çmimit të karburantit, por edhe rritjes së çmimit të të gjitha produkteve ushqimore dhe taksave.
Protesta nisi në Shkodër, ku shoferët bllokuan lëvizjen në urën mbi Bunë, më pas në Tiranë, para Kryeministrisë, ndërsa u përhap dhe në rrethe të tjera, si Lushnjë, Devoll, Korçë, Mirditë, Laç, Berat, Tepelenë, etj. Një numër i madh forcash policie është planifikuar të jenë sot në terren për të ruajtur rendin dhe qetësinë. Policia iu ka bërë thirrje protestuesve të mos bllokojnë rrugët.