A e ngadalëson rrugën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut anëtarësimi i Ukrainës në BE?

4 Minuta Lexim

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani.  Balla, i cili kryeson delegacionin nga Kuvendi i Shqipërisë është pritur nga Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme, Michael Roth.

Gjatë takimit Balla dhe Roth kanë diskutuar lidhur me procesin e integrimit europian te Shqiperisë ku theksi ishte mbajtja e menjëhershme e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila i ka plotësuar prej kohësh të gjitha kushtet e vendosura nga BE.

Gjithashtu gjatë takimit Balla dhe Roth kanë diskutuar edhe rreth kontekstit të ri gjeopolitik dhe agresionin rus kundër Ukrainës, të cilat imponojnë një marrëdhënie më të ngushtë me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në një prononcim pas takimit me Ballën, Roth theksoi edhe njëherë prespektivën e qartë dhe të besueshme europiane për Shqipërinë dhe për vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.

I pyetur nga gazetarët nëse anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës do të vononte rrugën e Shqipërisë dhe Maqredonisë së Veriut, Roth tha se shtetet ballkanike kanë pritur shumë kohë, dhe ka ardhur momenti që të pranohen.

Prononcimi i plotë i Michael Roth:

Jam shumë mirënjohës që mirëprita miqtë e mi nga Shqipëria dhe që më dha mundësinë për të theksuar prespektivën e qartë dhe të besueshme europiane për Shqipërinë dhe për vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Nuk jam shumë i kënaqur me zhvillimet e fundit sepse Bashkimi Europian ka humbur besueshmërinë në rajon. Ka ardhur koha që të fillojmë bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt. Ky është mesazhi im jo vetëm për miqtë dhe partnerët tanë në Shqipëri, por edhe për miqtë dhe kolegët tanë në Bruksel dhe shpresoj që me Presidencën Franceze të Këshillit netë kemi një mundësi të vërtetë për të mbajtur premtimet tona sërisht.

Ne jemi të ndërgjegjshëm për zhvillimet pozitive të rëndësishme në rajon, sikursetë gjithë e dinë që shumë mbetet për t’u bërë, por Shqipëria është gati. Për BE-në një perspektive e qartë dhe e besueshme europiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk është vetëm në interesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe në interesin tonë sepse perpektiva europiane është një nga mekanizmat më tërheqëse për stabilizim, paqe dhe demokratizim të rajonit dhe këto vende, në veçanti Shqipëria i përkasin BE-së. Për këtë arsye jam shumë mirënjohës që pata mundësinë të zhvilloja bisedime shumë produktive me kolegë të nderuar nga parlamenti shqiptar.

A mendon se lufta në Ukrainë do të pengojë procesin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?

Lufta në Ukrainë është një tragjedi shumë shumë e madhe dhe ajo thekson se BE duhet të marrë më shumë përgjegjësi për paqen dhe stabilitetin në të gjithë Europën. Do të thotë jo vetëm në Evropën Lindore por edhe në Ballkanin Perëndimor. Kjo është një detyrim për ne. Dhe nëse ne i përcjellim një ftesë për Ukraninën nuk do të thotë që ne nuk jemi më të interesuar për të vazhduar marrëdhëniet tona me Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanin Perëndimor.

Por ky aspekt e ngadalëson procesin?

Roth: Jo jo. Miqtë tanë në Ballkaninin Perëndimor pritën shumë gjatë, tepër gjatë. Ne duhet të përshpetojmë negociatat sepse nëse BE nuk është vizibël, aktive dhe e zëshme mjaftueshëm regjime të tjera autoritare do të plotësojnë vakumin.  Kjo do të thotë rusët në veçanti në Serbi, Kina apo Turqia dhe kjo nuk është absolutisht në interesin gjerman apo në interesin Europian. Faleminderit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull