Boris Johnson tregon gabimin ‘e pafalshëm’ që bënë ndaj Putinit

2 Minuta Lexim

Kryeministri Boris Johnson ka deklaruar se Perëndimi bëri një “gabim të tmerrshëm” dhe e la Presidentin Vladimir Putin “t’i shpëtonte” ndëshkimit me aneksimin që i bëri Krimesë në 2014.

Duke shkruar në Telegraph, Johnson tha se përfundimi i varësisë së Perëndimit nga nafta dhe gazi rus ishte jetik për t’i dhënë fund bullizimit nga Kremlini.

Ky qëndrim vjen pasi sekretari i Jashtëm britanik pritet të shpallë sanksione të mëtejshme. Rreth 100 persona të tjerë ka të ngjarë të sanksionohen sipas legjislacionit të sapo miratuar, ka mësuar BBC.

Në artikullin e tij në Telegraph, Johnson shkruan: “Kur Putin pushtoi Ukrainën herën e parë, në vitin 2014, Perëndimi bëri një gabim të tmerrshëm. Udhëheqësi rus kishte kryer një akt agresioni të dhunshëm dhe kishte marrë një pjesë të madhe nga një shtet sovran– dhe ne e lamë të ikë bashkë me të”.

Krimea, në jug, u aneksua nga Rusia nga Ukraina në vitin 2014 dhe është shtëpia e një pranie të konsiderueshme ushtarake ruse.

Johnson tha se e vetmja mënyrë për të ndalur “shantazhin e vazhdueshëm” të Presidentit Putin ishte duke i dhënë fund varësisë së vendeve perëndimore nga nafta dhe gazi rus – një proces që do të ishte “i dhimbshëm”.

Kryeministri po përgatitet të shkojë në Arabinë Saudite dhe vendet e Gjirit për të biseduar rreth rritjes së prodhimit të naftës dhe gazit për të kompensuar varësinë e reduktuar nga Rusia.

Ai tha gjithashtu se Strategjia e tij e premtuar e Sigurisë së Energjisë për Mbretërinë e Bashkuar do të “dyfishonte” energjinë e erës, do të shfrytëzonte energjinë diellore dhe do të bënte një “seri premtimesh të reja të mëdha” për energjinë bërthamore. Kërkimet e mëtejshme në Detin e Veriut ishte një nga sugjerimet që ai bëri. Mbretëria e Bashkuar do të heqë gradualisht importet e naftës ruse deri në fund të vitit 2022.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull