3 kryeministrat e vendeve të NATO-s hyjnë në Kiev, pritet të takohen me Zelenskyn

1 Minuta Lexim

Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë do të udhëtojnë të gjithë në Kiev gjate dites se marte për të takuar Presidentin Volodymyr Zelensky.

Vizita u konfirmua nga qeveria polake, e cila tha se qëllimi i udhëtimit ishte “konfirmimi i mbështetjes së qartë të të gjithë Bashkimit Evropian për sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

“Qëllimi i kësaj vizite është gjithashtu të paraqesë një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën dhe ukrainasit,” tha ai.

Kryeministri çek shtoi se vizita zyrtare e Këshillit Evropian kishte për qëllim ripërsëritjen e mbështetjes për lirinë dhe pavarësinë.

Ukraina është zgjuar sot në ditën e 20-të të pushtimit rus. Bombardimet ruse të Kievit vazhdojnë edhe sot, me djegien e një ndërtese banimi pasi u dëgjuan shpërthime në kryeqytet. Zjarri tani është shuar, thotë shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës.

Korridoret e evakuimit janë planifikuar të vendosen ndërmjet orës 09:00 dhe 21:00 me kohën lokale në rajonin verilindor Sumy, thotë administrata shtetërore rajonale.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull