Çifti i famshëm mbledh 30 milionë dollarë për refugjatët ukrainas (VIDEO)

1 Minuta Lexim

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher kanë zbuluar se arritën qëllimin e tyre për mbledhjen e fondeve, për t’u ardhur në ndihmë refugjatëve ukrainas. Aktorët e famshëm treguar dy javë më parë se kishin nisur mbledhjen e fondeve dhe u zotuan se do të mblidhnin deri në 3 milionë dollarë donacione.

Më 3 mars, çifti i famshëm hapi faqen “GoFundMe” dhe të enjten përmes një postimi në rrjetet sociale zbuluan shumën marramendëse që kishin mbledhur.

“Ne thjesht duam të themi se arritëm qëllimin tonë”, tha Mila, e cila herën e parë zbuloi se ishte nga Ukraina dhe shtoi se ishte shumë krenare për këtë fakt.

“Mbi 30 milionë dollarë u mblodhën”, tha Ashton, ndërsa Kunis shtoi: “Mbi 65 mijë prej jush dhuruan. Jemi të mbytur nga mirënjohja për mbështetjen. Kjo është larg zgjidhjes së problemit, por përpjekja jonë kolektive do t’i sigurojë një ulje më të butë për kaq shumë njerëz, ndërsa ata ecin përpara në të ardhmen e tyre të pasigurisë”.

Aktori i famshëm më pas shprehet se puna e tyre ende nuk ka përfunduar.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull