Ushtarët çeçenë të pamëshirshëm/ Qëllojnë drejt banesave me civilë në Ukrainë (Video)

1 Minuta Lexim

Ushtarët çeçenë të Presidentit Ramzan Kadyrov janë përfshirë në luftimet në Mariupol duke ndjekur komandën ruse për të eliminuar snajperët dhe skuadrat e rezistencës ukrainase.

Janë pikërisht përballë bregut të detit Azov, të gjitha ndërtesat u goditën nga raketa dhe topa.
Nga një godinë tashmë e shkatërruar, disa të shtëna qëllohen kundër çeçenëve, të cilët përgjigjen me çdo armë ndërsa plumbat përplasen në dritare.

Në bodrumet e atyre ndërtesave ka ende civilë, gra dhe fëmijë që janë burgosur nën tokë që nga fillimi i betejës. Pas përleshjes, milicët i nxjerrin jashtë dhe i shfaqin para kamerave të veshura me pellush, një lëvizje propagandistike, që bie në kontrast me fytyrat e tmerruara të nënave.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull