Nderhyrja brutale e qeverise per te percaktuar cmimet ne shkalle te gjere perben goditjen me te rende te ekonomise se tregut ne 30 vitet e Shqiperise postkomuniste. Kur qeveria fillon t’u imponoje agjenteve ekonomike vullnetin e saj me dhune, tregu i lire ka marre fund.
Ne aspektin politik, kjo eshte forma me e rende e shtypjes se nje shoqerie. Madje me e rende edhe se sa vet kufizimi i lirive politike. Ndaj regjimet diktatoriale nuk pajtohen asnjehere me pronen dhe lirine ekonomike. Kjo eshte arsyeja se pse ne shekullin e kaluar u shpiken kolkozet, kooperativat, kulaket dhe tregtaret gjakpires.
Por a eshte Edi Rama nje diktator? Pergjigja eshte jo. Edi Rama eshte nje populist pragmatist, qe per te shpetuar karrigen e tij eshte i gatshem te shkelmoje cdo parim.
Kontrolli i dhunshem i cmimeve permes bordeve te ngjashme me frontin e dikurshem demokratik ka dy qellime ne kalkulimet politike te qeverise. E para t’i tregoje popullit se shkaktari i krizes nuk eshte qeveria, por “tregtaret gjakpiresa”, qe po abuzojne me cmimet. Ndersa arsyeja e dyte eshte ndertimi i propagandes se qeveria eshte ne sherbim te popullit. Pra nje mase e supozuar ekonomike, qe ka vetem qellime politike.
Nje pjese e madhe e publikut ndoshta edhe mund te kenaqet kur qeveria u shtyp koken “kulakeve gjakpiresa.” Por ata duhet t’i bejne vetes pyetjen, kush eshte shkaku i varferise dhe gjendjes ekonomike te shqiptareve? Ashtu si Milton Friedman tha dikur; “njerezit duan qe qeveria te nderhyje per te mbrojtur konsumatoret, por problemi me urgjent eshte mbrojtja e konsumatoreve nga qeveria.” Dhe tani konsumatoret shqiptare kane me te vertete nevoje per dike qe t’i mbroje nga qeveria e tyre. Pse?
Se pari, kontrolli i dhunshem i cmimeve do ta rendoje barren e kostos mbi qytetaret shqiptare. Sot qeveria po u dikton tregtareve te karburanteve qe te shesin nen kosto. Nje dite me pare cmimi i zhdoganimit te naftes ne depo ishte 214 leke per liter. Qeveria po i detyron tregtaret qe ta shesin me 203 leke. Ky eshte dumping dhe eshte shume me i keq se abuzimi. Cfare do te ndodhe nese kjo marrezi zgjat?
Se dyti, nese qeveria imponon shitje nen kosto apo me marzhe minimale, ne treg do te mbijetoje vetem me i forti, ndersa te gjithe te tjeret do te dalin jashte loje. Pra do te kemi nje ekonomi qe te jete me e monopolizuar. Ne tregun e karburanteve, kete fuqi per te mbijetuar e ka vetem Kastrati, ndersa ne retail vetem Samir Mane. Kjo eshte arsyeja se pse dumpingu eshte i ndaluar me ligj.
Ne fund, ka dhe dicka tjeter po kaq shqetesuese. Ne nje vend normal, kontrolli i cmimeve as nuk do te cohej neper mend. Por ne Shqiperi po ndodh. Dhe arsyeja se pse eshte e thjeshte. Shqiperia nuk ka nje komunitet sipermarresish te lire, por nje grup biznesmenesh te shnderruar ne vasal te qeverise. Kjo eshte e rrezikshme per te gjithe.
Ne kete pike habia me e madhe eshte heshtja e opozites. Tregu i lire eshte arsyeja e ekzistences se Partise Demokratike. Por PD po hesht teksa qeveria po e perdhunon tregun. Ndoshta edhe kjo per arsye populiste nga frika se mos kundershtimi i saj mund te merret si mbeshtetje per ata qe tashme quhen oligarke. Por parimet jane me te shtrenjta se votat. Dhe Sali Berisha duhet ta dije kete me mire se te gjithe. Ndaj teksa shohim tregun qe vdes, na mbetet vetem te themi: Tregu vdiq. Te rroje qeveria.