Teksti i mëposhtëm është marrë nga një dokument zyrtar me firmë dhe vulë. I drejtohej dje mjekëve të familjes dhe poliklinikave të një rrethi ku u kërkohet të pezullojnë analizat për pacientët për pjesën e mbetur të muajit mars (pothuajse 2 javë).
Nga Erion DASHO –
… Jo vetëm kaq! Edhe mjekëve të urgjencës u kërkohet që të triazhojnë pacientët dhe të dërgojnë për analiza vetëm pacientët në gjendje të rëndë!
Për pacientët e shtruar në spital urdhëri kërkon që “të kufizohen ekzaminimet laboratorike të panevojshme”!
Faksimile e shkresës adresuar mjekëve të familjes.
Ndërsa dy urdhëresat e para janë kriminale në natyrë pasi i privojnë pacientët nga një ndërhyrje që mund të bëjë diferencën midis jetës dhe vdekjes, urdhëresa e tretë tregon se sistemi shëndetësor ka falimentuar!
Vetëm klarinetistët dhe kimistët që drejtojnë prej 9 vjetësh sistemin shëndetësor mund t’u kërkojnë mjekëve të shmangin ekzaminimet e panevojshëm! Çfarë do të thotë “ekzaminim i panevojshëm”?! A ka protokolle ky shtet dhe ky sistem shëndetësor apo punon qesim si në shekullin e 19-të??!!
Nëse mjekët dhënkan “ekzaminime të panevojshme”, a ka kontroll cilësie dhe sigurie të pacientit?! A ka kontroll për mënyrën se si shpenzohen burimet financiare të cilat edhe në sistemet më të pasura shëndetësore trajtohen me vëmendje maksimale?!
Kur mjekët dhe specialistët e menaxhimit shëndetësor flisnin për rrezikun që vinte nga PPP-ja e laboratorëve, askush nuk e mendoi se situata do të arrinte deri në këtë pikë! Ata mjekë që marrin urdhëra të tillë kanë vetëm dy zgjidhje:
1. Ose të dorëzojnë vulën e mjekut dhe përparësen e bardhë!
2. Ose të paraqiten pranë prokurorisë për të denoncuar drejtuesit xhahilë dhe halldupë!
Ndërkohë pacientët të cilëve së shpejti do t’u vijë një mesazh për t’i njoftuar se ekzaminimet e planifikuara për muajin mars do të shtyhen për në muajin prill, kanë vetëm një zgjidhje: PROTESTËN!
Ky është shteti yt i kalbur Borat! Kjo është shëndetësia jote e falimentuar!
Mjaft me bojatisje dhe mbjellje bari! Nëse nuk u garanton dot shqiptarëve një shëndetësi të shekullit të 21-të, të paktën mos i degdis në shekullin e 19-të…