Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë, ku sipas medieve të huaja është rrëzuar një avion me 133 pasagjerë në bord.
Mësohet se avioni ‘Boeing 737’ i përkiste kompanisë “China Eastern Airlines” dhe u rrëzua në Teng County, Wuzhou, Guangxi. Ende nuk dihet asgjë për fatin e 133 pasagjerëve që ndodheshin në bordin e tij, ndërsa grupet e emergjencës ndodhen në vendin e ngjarje.