Shevchenko: Nuk besonim se Rusia mund të arrinte në këtë pikë!

2 Minuta Lexim

Prej javësh Ukraina është nën sulmet e Rusisë ndërsa situata sa vjen dhe bëhet më e rënduar. Numrat e viktimave shtohen, ndërsa shumë qytetarë ukrainas nuk pranojnë të largohen nga vendi i tyre pavarësisht se rrezikojnë jetën në çdo minutë të ditës.

Ish-sulmuesi i famshëm ukrainas, Andriy Shevchenko së fundmi ka zbuluar se familja e tij nuk është larguar nga vendi për çështje krenarie, ndërsa shton se bombat ndjehen shumë pasi shtëpitë nisin dhe të dridhen. “Nuk është e lehtë të flas për luftën, nuk besonim se Rusia mund të arrinte në këtë pikë”

“Jemi të shokuar, këtu mund të ndjehet çdo bombë që bie sepse shtëpitë nisen dhe dridhen. Në këtë pikë është lufta, rusët po tregohen të pamëshirshëm, nuk po japin më mundësi për korridorët humanitarë. Mamaja ime është në Ukrainë, motra ime është atje, familja ime, shokët e mi janë në front të luftës.

Ata nuk largohen nga vendi i tyre për çështje krenarie, po qëndrojnë për vendin. Do të luftojmë sepse nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër. Kur shikon njerëz në rrugë që shkojnë përballë një tanku, të jep shumë fuqi, është frymëzuese. Ne do të mbrohemi deri në fund pasi Rusia këtu nuk është e mirëpritur”, u shpreh Shevchenko.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull