Daddy Yankee, një nga emrat më të mëdhenj të muzikës reggaeton, njoftoi të dielën se do të tërhiqet pas 32 vitesh nga industria e muzikës.
“Kjo garë, e cila ka qenë një maratonë, më në fund sheh vijën e finishit. Tani do të shijoj atë që të gjithë ju më keni dhënë”, tha këngëtari në një deklaratë të postuar në YouTube.
“Njerëzit thonë se unë e bëra këtë zhanër në mbarë botën, por ishit ju që më dhatë çelësin për të hapur dyert, për ta bërë atë më të madhin në botë”.
Ai do t’u japë lamtumirën fansave të tij me një turne dhe album të fundit, “Legendaddy”, që do të dalë më 24 mars.
“Unë do t’ju jap të gjitha stilet që më kanë përcaktuar në një album. “Legendaddy” – është luftë, është festë, është romancë,” shpjegoi këngëtari.
Kënga e tij ‘Gasolina’ është një nga të cilat i mbijeton çdo kohe dhe çdo trendi.