Pas naftës shtrenjtohet dhe gazi, arrin në rekordin e 110 lekë për litër

1 Minuta Lexim

Çmimet e naftës dhe gazit ishin më të larta mëngjesin e të shtunës, pas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës.

Çmimi i ri i naftës është me pakicë është 245 lekë, nga 233 lekë që ishte më parë. Nafta me shumicë tregtohet me 233 lekë për litër. Në bursa nafta luhatet në rreth 120 dollarë për fuçi.

Për benzinën, çmimi pakicës është 218 lekë, njësoj me vendimin e fundit, pasi benzina është më e lirë në bursa.
Rritje të ndjeshme ka shënuar çmimi i gazit që po tregtohet sot me 110 lekë për litër, një nivel rekord ky, nga 93 lekë që ishte në rishikimin e fundit.

Operatorët e tregut pohojnë se ka pasur një ndryshim në formulën se si Bordi e llogarit çmimin e karburanteve. Operatorëve u njihen shpenzimet fikse operacionale, pas kostos së blerjes së mallit, të provuara me dokumente, por pa asnjë marzh fitimi. Kosto shtesë e njohur është rreth 15 lekë për litër.

Sipas INSTAT në vend rreth 75 e automjeteve janë me naftë, pjesa tjetër me benzinë dhe gaz. Marrë nga Monitor

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull