Inceneratorët, SPAK lëshon 9 urdhërarreste

1 Minuta Lexim

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizua ka firmosur 9 urdhër arreste, mes tyre ish-administratori i një kompanie, në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Burime bëjnë me dije për Fax News se urdhër arrestet janë duke u ekzekutuar nga policia e shtetit, ndërsa aksioni është ende në vijim.

Fax news meson se urdhër arrestet janë firmosur mbrëmë nga gjykata e posaçme dhe operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit.

Sipas burimeve jo zyrtare, të arrestuarit janë në rang drejtorësh. Policia ka ekzekutuar deri më tani 7 urdhër arreste ndërsa 2 persona janë ende në kerëkim.

Për këtë aferë janë vënë nën hetim edhe 10 zyrtarë të tjerë të lartë. Spak ka vendosur që ti hetojë ata në gjëndje të lirë.

Identiteti i të arrestuarve dhe personave nën hetim nuk bëhet me dije për shkak se operacioni vijon.

Lidhur me këtë aferë janë marrë në pyetje nga SPAK për orë me radhë dhe kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi si dhe deputeti socialist Alqi Bllako.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull