Pas kërkesës së SPAK, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Alqi Bllakon dhe është lëshuar urdhri arrestit.
Pritet të bëhet arrestimi i tij pasi një ditë më parë dorëzoi mandatin duke hequr dorë nga imuniteti i deputetit për t’u përballur me drejtësinë si qytetar i thjeshtë.
Prokuroria e Posaçme vuri nën akuzë 11 zyrtarë dhe ish zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit e bashkisë së Elbasanit, një biznesmen dhe dy administratorë të incerenatorit në Fier.
Hetimi për këtë nisi pas kallëzimit penal të Partisë Demokratike, LSI dhe Nismës Thurje dhe në qendër të hetimit ishte kontrata koncesionare mes ministrisë së mjedisit dhe kompanisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier”. Hetuesit thonë se kanë gjetur veprime të kundërligjshme dhe korrupsion./ Sot News/