Në kërkesën e sotme për arrestimin e deputetin e “rilindjas” , bërë GJKKO, Prokuroria e Posaçme SPAK ka paraqitur prova të reja që e implikojnë Alqi Bllakon me persona të përfshirë rendshëm në aferën milirdëshe të inceneratorëve.
Këtë e ka konfirmuar gazetarja e kronikës së zezë, Klodiana Lala, sipas të cilës SPAK ka dërguar në gjykatë të dhëna të reja për Bllakon, që vërtetojnë se ka udhëtuar drejt Italisë me Klodian Zoton. gazetarja Lala i është referuar sistemit TIMS, ku rezulton se deputeti Bllako ka fluturuar me avion drejt qytetit të Torinos, në shoqërinë e Klodian Zotos(sakaq i shpallur në kërkim ndërkombëtar), në 16.4.2019. Ndërkohë një ditë më pas, pra në dt. 17.04.2019, ai është kthyer, po nën shoqërimin e Zotos, nga aeroporti i Romës në Rinas.