Vetëdorzohet në Polici deputeti Alqi Bllako

1 Minuta Lexim

Deputeti i Ramës, Alqi Bllako, është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës, pas vendimarrjes së GJKKO për aplikimin ndaj tij të masës së hetimit “arrest me burg”. . Ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Dy ditë më parë SPAK kërkoi nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e Bllakos, teksa të mërkurën pasdite ai dorëzoi mandatin e deputetit në Kuvend. Në mbrëmje, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i dërgoi shkresën kreut të SPAK Arben Kraja, ku e informonte për mbarimin e mandatit të deputetit për Bllakon, çka i hapi rrugë arrestimit të tij.

Sot SPAK dërgoi në GJKKO kërkesën për arrestimin e Alqi Bllakos i dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre, kërkesë që u miratua.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull