Basha konfirmon vazhdimësinë në PD. “Nuk heq dorë nga përgjegjësia ime ndaj demokratëve”

1 Minuta Lexim

Në daljen e tij të parë, pas dorëheqjes si kryetar i PD, Lulzim Basha ka folur sot për mediat, në  ambjentet e Kuvendit të Shqipërisë.

Basha deklaroi se nuk do të heqë dorë nga përgjegjësia e tij ndaj demokratëve dhe shqiptarëve. Duke konfirmuar dhe vazhdimësine  në PD, ndryshe nga sa është komentuar krijimi i një partie të re nga ana e tij. Basha ka shpjeguar gjithashtu dhe arsyen e mungesës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD.

“Unë do punoj që PD të jetë alternativë për njerëzit. Që të jetë, do të thotë të pounojë për njerëzit dhe të kalojë interesat personale. Unë nuk heq dorë nga përgjegjësia ime ndaj demokratëve dhe shqiptarëve. Do punoj që një PD e bashkuar të kthehet në shpresë për njerëzit.

Një nga arsyet e aktit tim ka qenë tejkalimi interesave personale për ti dhënë mundësinë çdo forumi të PD dhe demokratëve të kenφ mundësinë të vendosin lirisht. Prandaj nuk mora pjesë në një mbledhje e cila kishte të gjitha gjasat që do degradonte në një konfrontim. Grupi ka nevojë për bashkim dhe jo përçarje.Unë kam bërë dhe do bëj gjithçka që PD të bashkohet”, deklaroi Basha.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull