Qeveria ka vendosur që në kulmin e krizës së çmimeve të hidrokarbureve të vijojë si normalisht blerjen e karburanteve për nevojat e saj.
Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, një institucion nën varësinë e Ministrisë së Brendshme hapi këtë të enjte një procedurë prokurimi për blerje karburantesh me një fond limit prej 14 milionë euro përmes marrëveshjeve kuadër.
Në varësi të loteve të prokurimit afati për të cilin është parashikuar mbulimi me karburant varion nga 2 në katër vite. Kështu referuar dokumenteve secili nga lotet ka specifikimet kryesore.
“VLERA E FONDIT LIMIT: 1,725,860,800 (një miliard e shtatëqind e njëzetë e pesë milion e tetëqind e gjashtëdhjetë mijë e tetëqind) Lekë pa TVSH ose 14,126,715 (katërmbëdhjetë milion e njëqind e njëzetë e gjashtë mijë e shtatëqind e pesëmbëdhjetë) Euro pa TVSH. Kursi i këmbimit sipas Bankës së Shqipërisë datë 30.03.2022 është 122.17 lekë e ndarë në pesë lote si më poshtë:
Loti I. “Furnizim me lëndë djegëse për automjete Diesel (Gazoil)”, me afat të marrëveshjes kuadër 4 (katër) vite, me fond limit të marrëveshjes kuadër: 1,228,000,000 (një miliard e dyqind e njëzetë e tetë milion ) lekë pa TVSH ose 10,051,567 (dhjetë milion e pesëdhjetë e një mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) Euro pa TVSH. Kursi i këmbimit sipas Bankës së Shqipërisë datë 30.03.2022 është 122.17 lekë).
Loti II. “Furnizim me lëndë djegëse për automjete Benzine pa plumb”, me afat të marrëveshjes kuadër 3 (tre) vite, me fond limit të marrëveshjes kuadër: 462,000,000 (katërqind e gjashtëdhjetë e dy milion) lekë (pa TVSH) 3,781,616 (tre milion e shtatëqind e tetëdhjetë e një mijë e gjashtëqind e gjashtëmbëdhjetë) Euro pa TVSH. Kursi i këmbimit sipas Bankës së Shqipërisë datë 30.03.2022 është 122.17 lekë).
Loti III. “Furnizim me lëndë djegëse për automjete Diesel (Gazoil)”, me afat të marrëveshjes kuadër 2 (dy) vite, me fond limit të marrëveshjes kuadër: 29,810,800 (njëzetë e nëntë milion e tetëqind e dhjetë mijë e tetëqind) lekë pa TVSH 244,011 (dyqind e dyzetë e katër mijë e njëmbëdhjetë) Euro pa TVSH. Kursi i këmbimit sipas Bankës së Shqipërisë datë 30.03.2022 është 122.17 lekë).
Loti IV. “Furnizim me lëndë djegëse për automjete Benzine pa plumb” me afat të marrëveshjes kuadër 2 (dy) vite, me fond limit të marrëveshjes kuadër: 1,050,000 (një milion e pesëdhjetë mijë) lekë pa TVSH 8,595 (tetë mijë e pesëqind e nëntëdhjetë e pesë) Euro pa TVSH. Kursi i këmbimit sipas Bankës së Shqipërisë datë 30.03.2022 është 122.17 lekë).
Loti V. “Furnizim me lëndë djegëse për automjete Diesel (Gazoil)”, me afat të marrëveshjes kuadër 3 (tre) vite, me fond limit të marrëveshjes kuadër: 5,000,000 (pesë milion) lekë (pa TVSH) 40,927 (dyzetë mijë e nëntëqind e njëzetë e shtatë) Euro pa TVSH. Kursi i këmbimit sipas Bankës së Shqipërisë datë 30.03.2022 është 122.17 lekë)” thuhet në dokument.
Tek specifikimet lidhur me kushtet që duhet të plotësojnë operatorët e vetëm apo të bashkuar kërkohen ndër të tjera të dhëna për xhiron vitin e kaluar, ofrimi i shërbimit në procedura të ngjashme si dhe shpërndarja e pikave të karburanteve në Bashkinë Tiranë dhe nëpër bashkitë e tjera në vend./MONITOR