Vijojnë vranësirat e shpeshta të jenë prezent në vendin tonë, duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë territorin.
Sipas MeteoAlb, reshjet do të jenë me intensitet të ulët dhe mesatar, ku më të dukshme do të jenë në orët e pasdites dhe mbrëmjes. Pritet që reshjet më të fokusuara të jenë në zonat veriperëndimore dhe veriore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 5 gradë Celsius në 17 gradë Celsius.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor, duke krijuar dallgëzim 5-6 ballë.