Dashi: Më në fund do të përfitoni nga pranvera për të shijuar momente emocionuese. Angazhimet e së shkuarës do fillojnë të japin fryte. Demi: Nëse keni pasur dyshime në dashuri, tashmë do t’i vijë fundi. Në punë duhet ende kohë për të arritur diçka, por jeni në rrugën e duhur.
Demi: Do të mbeteni aktivë në frontin social. Do kaloni një kohë të mrekullueshme me miqtë. Kujdesuni për shëndetin. Financiarisht do mbeteni te forte. Silluni siç duhet me të gjithë. Qëndrimi juaj i vrazhdë mund të shqetësojë të dashurin tuaj.
Binjakët: Këshillohet të mos e merrni për të mirëqenë një histori që ka përfunduar. Ndërkohë nxitni këdo që beson tek ju, të investojë tek bizneset e reja.
Gaforrja: Planetët në këtë periudhë zgjojnë dëshirën për të dhënë dashuri. Nëse i riorganizoni aktivitetet tuaja për mirë, mund të përfitoni pak më shumë prej kësaj periudhe.
Luani: Prisni edhe pak që të ketë ndryshime të mëdha në jetën tuaj sentimentale. Nëse keni një biznes, do të duhet të prisni deri në fund të muajit përpara se të vini re një ndryshim.
Virgjeresha: Do të pëjetoni ndjenjë vetmie edhe nëse jeni duke jetuar në çift. Në punë, realizoni gjërat e rëndësishme para se të mbarojë dita.
Peshorja: Beqarët të bëhen gati për të dalë sot dhe të krijojnë njohje të reja. Shumë nga gjërat që fillojnë tani me siguri do të jenë të suksesshme brenda disa muajsh.
Akrepi: Sot për ju mbizotëron ndjenja e tensionit, përpiquni të mos debatoni, sidomos pasdite. Ndërsa në punë mund të ketë disa komplikime të shumta.
Shigjetari: Përpiquni të jeni të kuptueshëm me partnerin, mbyllja në vetvete nuk do ta përmirësojë marrëdhënien tuaj. Gjatë kësaj kohe keni shpenzuar më shumë se sa do të fitoni, shtrëngoni pak rripin.
Bricjapi: Bëni kujdes në këtë periudhë, edhe një lodhje e lehtë mund të prishë marrëdhënien me partnerin. Në punë do të ketë përmirësim, edhe nëse ndiheni të pasigurt dhe të dëshpëruar.
Ujori: Ky është muaj me fat për dashurinë, në horizont duket edhe mundësia e një “shkëndije” për beqarët. Keni një ndjenjë të mirë edhe në planin profesional. Bëhuni gati për të marrë lajme të mira.
Peshqit: Ndiheni të lumtur edhe nëse nuk do të jeni të dashuruar. Nëse punoni për të tjerët, do të keni mundësinë të ndryshoni ambient ose zyrë.