Covid-19 në Shqipëri/ Bien infeksionet, nuk ndryshon numri i të shtruarve në spital

1 Minuta Lexim

Në 24 orët e fundit në vendin tonë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19. Kështu bën me dije Ministria e Shëndetësisë, ndërsa raporton se numri i infeksioneve ka pësuar një rënie të lehtë.

Nga 1,227 testime të kryera, 64 qytetarë kanë rezultuar pozitive. Numrin më të lartë të rasteve të reja e kanë bashkitë: Tiranë, Sarandë dhe Fier.

Ndërkohë numërohen 503 raste aktive me koronavirus në vendin tonë. Aktualisht në spital po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.  Ndërsa 41 qytetarë janë shëruar.

Statistika (02 Prill 2022)

Raste të reja ditore 64

Të shëruar në 24 orë 41

Të shtruar në spitale 16

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1,227

Testime totale 1,779,844

Raste positive 273,823

Raste të shëruara 269,828

Raste Aktive 503

Humbje jete 3,492

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull